6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Haradinaj premton mbështetje për bizneset dhe qytetarët llapjanë: Do ta bëjmë jetën më të mirë në Llap

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fabrikën e veshjeve sportive “S//Sprint”, në kuadër të vizitës në Podujevë. 

Haradinaj ka thënë se projekte të suksesshme si “S//Sprint”, e ngjallin ekonominë e vendit.

“Njerëzit e punës, janë heronjtë e kësaj kohe. Një projekt i suksesshëm, Fabrika e veshjeve sportive “S//Sprint”, e ngjallë ekonominë e shpresën e një fshati mesatar-Letancit, por edhe Podujevës. Kjo fabrikë punëson 120 punëtorë, gjysma e tyre gra, përfshirë edhe udhëheqësen znj. Xufe Sopa. Prodhimet e saj eksportohen në Zvicër, Gjermani, Itali e Francë. Përfundimisht një shembull i mirë kur ke vizion e përkushtim për zhvillimin e ndërmarrësisë. Ata janë heronjtë e kohës sot”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka takuar qytetarë të shumtë të cilëve u ka premtuar mbështetjen e tij dhe të AAK-së në të gjitha proceset.

“Në Podujevë, kam takuar qytetarë të shumtë, të përkushtuar por edhe me plot halle, të cilët kërkojnë edhe paga më të dinjitetshme, edhe më shumë vende pune, shëndetësi më të mirë, por edhe siguri më shumë. Në ambiente të ndryshme, takova edhe rini edhe sportistë, edhe studentë edhe pensionistë. Ju premtova mbështetjen e Aleancës, në të gjitha proceset që e bëjnë më të mirë jetën e llapjanëve. E shijova edhe çajin e Llapit që pa asnjë dyshim është më i miri!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit