3.9 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Haradinaj premton anëtarësim në NATO dhe BE

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar se nën udhëheqjen e tij Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi në NATO sjell siguri të përhershme dhe paqe afatgjatë, ushtri profesionale, të pajisur dhe të standardeve më të larta, mbrojtje të garantuar nga çdo kërcënim ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, partneritet të drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe vendet më të fuqishme të botës, stabilitet politik dhe besueshmëri ndërkombëtare dhe rritje të rolit të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale.

Ndërsa, sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Evropian ofron bashkim me vlerat kombëtare dhe kulturore dhe ruajtje të identitetit, treg më të madh për prodhimet dhe shërbimet vendore, investime të huaja direkte dhe krijim të vendeve të reja të punës, fonde zhvillimore dhe mbështetje për bujqësi, infrastrukturë dhe arsim, drejtësi funksionale, institucione të forta dhe sundim të ligjit, standard evropian jetese, mbrojtje sociale dhe të drejta më të mëdha për qytetarët, lëvizje të lirë, mundësi studimi dhe punësimi në vendet e BE-së dhe erspektivë të sigurt për të rinjtë, pa nevojë për largim nga vendi.

“Kosova krah botës”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit