19.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Haradinaj: Poshtërues kidnapimi i policëve, Sveçla të dorëhiqet

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur poshtërues aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës nga forcat serbe.

“Së pari është një akt i dënueshëm kidnapimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat e Serbisë. Si i tillë, është në kundërshtim me normat ndërkombëtare, dhe ata duhet të lirohen menjëherë”, ka thënë Haradinaj për Rubikon në Klan Kosova.

“Besoj që është momenti i duhur që bashkësia ndërkombëtare të mos bëjë kompromis, pra të jetë aq e zëshme dhe të bëjë presion mbi Serbinë për lirimin e tyre”.

“Përndryshe, me këtë Serbia ka shkuar një hap më tutje në përkeqësimin e gjendjes së Kosovës në rajon dhe mendoj që e meriton një ndëshkim një akt i tillë”.

Madje, Haradinaj ka kërkuar që në shenjë përkrahjeje dhe respekti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të duhej të jepte dorëheqje.

“Poshtërues është për faktin që pjesëtarët e Policisë së Kosovës, uniforma e tyre është institucion yni, dhe trajtimi i tillë i uniformës sonë, i zyrtarëve të policisë së vendit nga një palë tjetër është poshtërues. Mbajtja e tyre është poshtëruese”.

“Në situata të tilla do të duhej të thirreshin vendimmarrësit politikë, pra do të ishte një moment i drejtë për z. Sveçla me dhanë dorëheqje në shenjë respekti dhe në shenjë përkrahjeje, dhe të mos e lejojë poshtërimin e tillë të zyrtarëve policorë dhe ta vërtetojë që ky është një akt i papranueshëm”.

Të ngjashme

Të fundit