Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët e duan të vërtetën, prandaj sipas tij po mbushen dhe sallat në tubimet e AAK-së bashkë me koalicionin.
“Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksional”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova nuk përparon pa miq.
“Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe. Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde”, tha Haradinaj.