![Haradinaj: Policët janë tërhequr nga veriu që kur Kurti është kthyer nga Bratisllava Haradinaj: Policët janë tërhequr nga veriu që kur Kurti është kthyer nga Bratisllava](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/08/Ramush-Haradinaj-600x360-1.webp)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për tërheqjen e policëve nga veriu i Kosovës.
Haradinaj ka thënë se tërheqja e policëve nga veriu qysh kur Kurti është kthyer nga Bratisllava.
Tutje kreu i AAK-së, ka thënë se Vetëvendosje ka komunikim të fshehtë me Listën Serbe.
“Policia janë tërhequr edhe më herët. Kurti që nga Bratisllava e ka tërhjek policinë nga veriu dhe prezencën policore, kujdesin policor, por e ka bërë fshehtas opinionit”.
“Sikurse e dini ka ndodhur lirimi i atyre që ishin arrestuar si kryeses të veprave të dhunshme ose terroriste siç u quajshin e deri tek ajo që dul në shesh, pra komunikimi i fshehtë që e ka Vetëvendosje me Listën Serbe, pra komunikimi i Kusarit. Aty flasin për çka po di me i mashtru qytetarët e Kosovës.” – ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj për lajmin.net ka thënë se shumica e zhvillimeve në Serbi, mund ta kenë kornizën në Serbi.
“Nëse ia kanë fshehë Kosovës një komunikim të tillë, atëherë kjo është dëshmi që ata punojnë fshehtë dhe kjo është dëshmi që shumica e këtyre zhvillimeve mund ta kenë një kornizim diku, pra në Serbi.” – ka thënë ai tutje.