Kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media, ka thënë se është hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti.
Haradinaj tutje e quajti kryeministrin Kurti si spiun të Serbisë.
“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti”, tha Haradinaj.
“Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, deklaroi ai.