10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Haradinaj: Po, kam vrarë ushtarë serbë, jo civilë

- Advertisement -

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se në luftën e fundit ka vrarë ushtarë serbë kur ka qenë në pikën e frontit.

“Po, kam vrarë ushtarë serbë edhe oficerë, që ata thonë që është oficer se unë nuk e kam ditë çka ka qenë, po nuk ka këtu të bëjë me civil asnjë gjë. Unë nuk jam kthyer nga Suedia për të dhënë lule, derisa jam kthyer të hyj në front. Kam pranuar të vdes vetë. Unë kam qenë në front, po flas për pikën e frontit, nuk jam marrë me civilë, as nuk jam marrë pas luftës më me këto sende. Është çliruar vendi im dhe në rregull është”, është shprehur Haradinaj gjatë seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka thënë se askush nuk po merret me atë që forcat serbe i kanë shkaktuar atij.

“Jam plagosur prej tyre, që kam mundur të jem edhe i vrarë, dhe nuk po lyp askush llogari pse më kanë plagosur. Në rastin tim as nuk po lyp llogari pse më kanë plagosur, as nuk po jap llogari pse kam gjuajtur në ta derisa kam qenë i sulmuar, në vetëmbrojtje kam qenë, në vendin tim më kanë sulmuar”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit