Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Rahovecit.
“Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira,” u shpreh kryetari i AAK-së para mbështetësve të shumtë në Rahovec. Ai vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme të rahovecianëve, duke theksuar se aleanca me këtë qytet ka qëndruar e palëkundur përgjatë viteve.
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët. “Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137,” tha Haradinaj, duke falënderuar qytetarët e Rahovecit për pritjen dhe mbështetjen e treguar.
https://www.facebook.com/share/p/15orvSaErm