3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Haradinaj po flet më shumë se Kurti pro planit evropian, tani thotë se aty ka “njohje de-jure

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se me ujdinë e fundit në Ohër, Kosovës i është hapur rruga drejt anëtarësimit në NATO.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se nuk cenohet rendi kushtetues me marrëveshjen e fundit.

“Nuk e kemi marrë njohjen bilaterale me Serbinë, por nuk na është kërkuar ndonjë kompensim i ri jashtë kushtetutës apo ligjeve të vendit. Nuk jemi fitues absolut pasi na duhet edhe njohja bilaterale. E kemi njohjen de fakto nga Serbia, derisa kemi njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtarë pasi kemi ndarje nga Serbia përjetësisht dhe kemi agjendën evropiane dhe euroatlantike”, tha ai në Dukagjin.

I pari i AAK-së duke folur për pikën 7 të marrëveshjes së Ohrit, thotë se me rëndësi nuk preket Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

“Vetëmenaxhimi edhe sot mund të ekzistojë në kuadër të qeverisjes komunale në Shtërpcë, Graçanicë apo diku tjetër. Edhe ajo është vetmenaxhim pasi ata vemenaxhojnë me përgjegjësitë komunale që kanë në komunë, mirëpo nuk shoh rreziqe tjera”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit