Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar pushtetin aktual dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vonesën në publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërkohë, deri më tani KQZ-ja nuk ka publikuar ende rezultatet preliminare të zgjedhjeve.
Haradinaj ka ka thënë se po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve, duke akuzuar Qeverinë Kurti se e ka kapur KQZ-në duke larguar nga puna kuadrot profesionale e duke punësuar militantë.
“Raportimet që po marrim nga terreni dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore. Përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe ‘sistemit të dështuar teknik’ i cili po ndodh qëllimshëm, po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve. Kjo është goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vlerave për të cilat kemi luftuar.” – ka shkruar ai.
“Kapja e institucioneve të pavarura nga qeveria Kurti ka arritur kulmin me dështimin e plotë të sistemit të KQZ-së në zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë në historinë e Kosovës së pavarur, rezultatet preliminare të zgjedhjeve nuk dihen as pas 24 orëve. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e zëvendësimit të kuadrove profesionale me militantë partiakë dhe angazhimi i kompanive të teknologjisë informative përmes tenderëve të dyshimtë njëburimor.” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se po marrin raportime nga terreni se ka skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore.
“Raportimet që po marrim nga terreni dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore. Përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe ‘sistemit të dështuar teknik’ i cili po ndodh qëllimshëm, po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve. Kjo është goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vlerave për të cilat kemi luftuar.” – ka theksuar ai.
Po ashtu, ai ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetohen manipulimet e deritanishme
“Ne qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të votës së lirë dhe sistemit demokratik. Nuk do të lejojmë që vota e qytetarëve të tjetërsohet përmes skemave manipulative. Do të përdorim të gjitha mekanizmat institucionalë dhe ligjorë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e sovranit.”
“I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që me urgjencë të marrin masa dhe të hetojnë manipulimet e deritashme dhe të parandalojnë degradimin e mëtejshëm të procesit.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se KQZ-ja ka njoftuar se sot ka filluar numërimi i votave për deputetët. Ndërsa deri më tani ende nuk janë publikuar rezultatet preliminare.