7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Haradinaj përmend koalicion VV-LDK: Po flitet se ka ndodhur një takim

- Advertisement -

Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se po flitet për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon”, Haradinaj shtoi se ky është lajm i mirë, pasi partitë nuk po humbin kohë, por po sjellin një qeveri stabile, transmeton Klankosova.tv.

“Po flitet se janë takuar partia në pushtet me njërën nga partitë opozitare, dhe kjo nuk është PDK-ja por LDK-ja. Nuk kam informata për persona, por ka informata në qytet se po zhvillohen bisedime rreth një koalicioni të mundshëm. Kjo padyshim është një lajm i mirë. Nëse partitë nuk po humbin kohë pas certifikimit të rezultateve, po investojnë që të kemi një qeveri stabile, një qeveri që është e qëndrueshme në tema nacionale, e kjo padyshim që është lajm i mirë”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit