-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

​Haradinaj përkujton të rënët e Gllogjanit e Irzniqit

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ish Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit ka bërë sot homazhe në varrezat e heronjve e dëshmorëve në Gllogjan dhe Irzniq të Deçanit.

Haradinaj në një status në rrjetin social Facebook ka kujtuar të rënët, duke theksuar se u përulëm me nderim për jetën dhe heroizmin e tyre, duke qenë përgjithmonë mirënjohës.

“11 gushti i vitit 1998, ngjallë kujtimin për qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në betejat heroike për mbrojtjen e pozicioneve të luftës. Në ofensivën e ashpër, mbizotëroi vullneti për liri, deri në vetëflijim. Të përhershëm në kujtimin e brezave, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani, Arton Hasanaj nga Rakoci, komandant Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi dhe Agron Thaqi nga Skivjani. Sot në Gllogjan dhe Irzniq, u përulëm me nderim për jetën dhe heroizmin e tyre, duke qenë përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=613337516824267&id=100044440716038

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit