Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar senatorin amerikan Bob Dole, në një vjetorin e vdekjes së tij.
Sipa Haradinajt, rruga e Kosovës deri te liria identifikohet me senatorin Dole.
“Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai” shkroi Haradinaj në facebook.
I pari i Aleancës tha se do të jetë përgjithmonë mirënjohes ndaj Dole.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të Senatorit amerikan, Bob Dole.
Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së.
Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai.
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan.
Mirënjohës sot e përgjithmonë Senatorit Dole!