-8.5 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Haradinaj përkujton Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij, duke thënë se me vizionin e tij shteformues, i kushtori rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin.

“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit