6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj përkujton heroinën e kombit, Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit.

Ai po ashtu ka kujtuar edhe tre të tjerë të rënë me 3 gusht 1998.

  • “Në 25 – vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj. Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura. Trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit