Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarët që ranë në altarin e lirisë gjatë gushtit të vitit 1998.
Haradinaj çmoi sakrificën e dëshmorëve si Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, Jusuf Kelmendi, si dhe të bijve të kombit që ranë më 9 dhe 10 gusht: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj.
Postimi:
Në fillim të gushtit 1998, zjarri ndaj armikut rritej çdo ditë, jo vetëm në Dukagjin, por në mbarë Kosovën.
Në ato ditë, ranë në altarin e lirisë; Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, dhe Jusuf Kelmendi, cilët kisha nderin t’i kem krah në shumë beteja.
Më 9 dhe 10 gusht, ranë në altarin e lirisë bijtë e kombit: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj.
Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!
Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!