14.5 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies së dy heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.

Haradinaj ka theksuar se Tahiri dhe Topalli ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë.

“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi,” ka shkruar Haradinaj.

“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit