16.8 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Haradinaj përkrahë fuqishëm protestën në Hagë: Lufta jonë ka qenë çlirimtare

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj qëndron fuqishëm krah protestës për drejtësi më 14 shtator në Hagë.

Ai ka shpërndarë njoftimin në profilin e tij në Facebook, me anë të së cilës thotë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e drejtë.

“Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi. Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Protesta organizohet nga OVL-UÇK për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

 

Të ngjashme

Të fundit