Pas votimit të suksesshëm në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka reaguar kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ai e ka quajtur hap kolosal, duke theksuar se shtetet anëtare kanë vlerësuar përkushtimin e rrënjosur në frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes.
Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë miqtë e saj!