Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar brohorimat e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili në tubim zgjedhor thirri emrin e heroit Afrim Bunjkau, me qëllim elektrizimin e të pranishmëve.
Haradinaj ka thënë se s’i takon Ministrit të Punëve të Brendshmë të bëjë ashtu.
“Në një tubim zgjedhor nuk mendoj që e ka pas vendin kështu me u sjellë ministri i Brendshëm, janë në krizë të madhe këta njerëz. Po ma çon mallin e sjelljeve që e kanë bërë me Deharin, me sjelljet e tyre për Astrit Deharin e kur erdhën në pushtet katër vjet edhe vendndodhjen e provave e kanë zhdukë, kjo është pafytyrësia dhe janë njerëz të ligë”, tha Haradinaj në Pressing.