-1.4 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Haradinaj për stadiumin e Gjakovës: Aset për gjithë Kosovën

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për të gjithë Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shton se ky stadium do të jetë një shtëpi e re për sportin gjakovar, një hapësirë që do t’i shërbejë gjeneratave të reja dhe do të nxisë talentin vendor.

“Stadiumi i qytetit të Gjakovës po merr pamjen e një infrastrukture moderne sportive, duke dëshmuar se vizioni dhe përkushtimi i qeverisjes lokale mund të transformojë ëndrrat në realitet. Investimet në sport nuk janë thjesht shpenzime, por investime në rininë dhe të ardhmen e vendit. Nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini, Gjakova po shndërrohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm komunal. Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga niveli qendror, kjo komunë po dëshmon se me menaxhim të mirë dhe planifikim strategjik, rezultatet janë të prekshme dhe në shërbim të qytetarëve”, tha Haradinaj.

“Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën. Do të jetë një shtëpi e re për sportin gjakovar, një hapësirë që do t’i shërbejë gjeneratave të reja dhe do të nxisë talentin vendor. Gjakova po tregon rrugën se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe rezultate konkrete për qytetarët”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit