Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për rrugën Klinë – Gjakovë, e cila ka filluar në vitin 2017 dhe ende nuk ka përfunduar.
Përmes një video të postuar në “Facebook”, ai ka thënë se nuk e di edhe sa kohë i duhet Qeverisë Kurti për të përfunduar këtë projekt.
Sipas tij, Qeveria Kurti e ka humbur kuptimin për të qeverisur Kosovën.
“Meqenëse po mburret Qeveria e Kosovës, kjo rrugë u nis në 2017, Klinë – Gjakovë. Vetëm sot, prej Kinës deri në Gjakovë dhjetëra automjete dëmtohen në këtë rrugë, e shihni se në çfarë gjendje është. Nuk e di edhe sa kohë i duhet Qeverisë së Kosovës me e përmbyll këtë projekt. Por të jeni të qartë se do t`i vjen ndryshimi edhe këtij vendi. Respekt për gjithë ata që ndihmojnë në ndryshimin e radhës, sepse kjo qeveri e ka humbur kuptimin më me e qeverisë Kosovën”, ka thënë ai.