0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Haradinaj për rastin e të moshuares: Nëna e dëshmorit dhunohet nga ato që duhet të kujdesen për të

- Advertisement -

Në lidhje me rastin në Pejë ka reaguar edhe kreytari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nëna e dëshmorit, është dhunuar nga ato që janë të thirrura të kujdesën për të.

“E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.

E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.

Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!

Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit