16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Haradinaj për moslejimin e Thaçit në varrimin e babait të tij: Gjykata po dëmton të drejtat e njeriut, është raciste dhe selektive

- Advertisement -

Një nga eprorët e Betejës së Koshares, Nasim Haradinaj, reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që nuk lejoi ish-presidentin Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se gjykata ka vepruar në mënyrë të përsëritur dhe ka shkelur të drejtat themelore të njeriut. Ai theksoi se është koha për të treguar forcën e popullit dhe dashurinë për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si thelb dhe bërthamë të shtetësisë së Kosovës.

“Gjykata bëri vetëm një veprim të përsëritur që ka bërë vazhdimisht prandaj kjo dëshmoi që nuk respekton aspak të drejtat themelore të njeriut. Kjo gjykatë jo vetëm që është raciste dhe selektive por kjo gjykatë kohëve të fundit po ia merr fytyrën dhe po i shfaq faqen e zezë edhe investitorëve që e financojnë atë gjykatë. Jo pa të drejtë shtëpia e bardhë e quan kryeprokurorin dhe kjo gjykatë si metrapazë dhe përbindësh”.

Ai akuzoi gjykatën për racizëm dhe selektivitet dhe e quajti atë të dështuar, duke theksuar se kjo po dëmton edhe investitorët që e mbështesin.

“Sot është koha e fundit që populli të tregoj se ne djemtë tanë, e lirinë tanë i duam këtu dhe ne jemi UÇK, brumi dhe bërthama e shtetësisë është UÇK-ja. Atyre që ua vranë sytë le të përgatiten se do t’ia vrajë çdoherë. Do të jem armik i përbetuar i atyre që nuk e duan lirinë e Kosovës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit