![Haradinaj për Kurtin: Mashtrues që u mësu me u fsheh nën qebe! Haradinaj për Kurtin: Mashtrues që u mësu me u fsheh nën qebe!](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/Daut-Haradinaj-1024x562-1.png)
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se dënimet e PZAP-së kanë qenë të padrejta ndaj kësaj partie.
Sipas Haradinajt, termi “mashtrues” nuk është ofendim, ngaqë siç tha ai, Kurti është i tillë.
“Mendojmë që termi mashtrues nuk është ofendim sepse Albini është mashtrues”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai ka komentuar edhe vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për të mos u përgjigjur në thirrjen e Prokurorisë Speciale për t’u intervistuar.
“Me shku te Prokurori është obligative sepse në një shtet tjetër nuk kishe mujtë mu mshef nën petkun e kryeministrit, por ai është mësu me u mshef nën qebe, mshefet edhe prej Prokurorit”, ka thënë ai në “Politiko”.