21.6 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Haradinaj për Kurtin: Është i pafytyrë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke e quajtur atë si njeri të Rusisë dhe Serbisë e gjithashtu edhe si të pafytyrë.

Ai tha se Amerika ka qenë ajo që e ka ndihmuar vazhdimisht në beteja të ndryshme e që ndihmon edhe sot.

Haradinaj tha se Amerika ka qenë ajo që i largoi rumunët dhe ata të KFOR-it që ishin të lënduar dhe e kanë shpëtuar policinë në veri.

Ai gjithashtu theksoi se kjo është një idiotësi kur thuhet se Amerika nuk dëshiron rend dhe ligj në veri, pasi që ata e kanë ndihmuar gjithmonë Kosovën dhe çështjet në veri.

“Amerika i ka bë ato sene, ky është i pafytyrë shumë ju lutna, është njeri i Rusisë e i Serbisë kur flet kështu. Me ju thanë ti studentave që po du me bo rend e ligj në veri e për qato Amerika nuk po m’don. Qysh more nuk po të vjen marre, kur Amerika ta ka mundësu me bo atë rend e ligj”, shtoi tutje Haradinaj.

Haradinaj e quajti Kurtin si “djali i Putinit”, për faktin se, sipas tij, Kurti po krijon kriza në vendin tonë dhe po e bën të pasigurt qëndrimin në vend.

Ai tha se shumë mirë po tregon Amerika që të qëndrojmë anash dhe të qëndrojmë në hartën tonë, sepse siç e tha Haradinaj, “Amerika mezi na ka sjellë këtu, në këtë ditë si të lirë e të pavarur”.

“Amerika po thotë rrini ju anash, në gjendjen e juaj, kryeni punët e juaja, mos hyni në harta të pasigurisë, po na thotë përditë, se mezi ju kem pru këtu ku jem kem pru e mos rrini në hartë të pasigurisë, rrini të sigurt, rrini me ne. O dal ky djali i Putinit, po don me kriju krizë këtu. Nuk ka kurrkujt tjetër mi këtë dhe, kriza situata të pasigurta brena territorit të Kosovës nuk i shërbejnë kurrkujt tjetër pos Putinit”, shoti tutje Haradinaj në kanal10.

Të ngjashme

Të fundit