Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Nasim Haradinaj, ka komentuar raportet mes krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se ato janë të mira dhe se ata e kanë një armik të përbashkët.
Në “Debat Plus,” Haradinaj ka thënë se bashkëluftëtarët janë të bashkuar për një kauzë që i ka lidhur gjithmonë.
“Aty kemi qenë për një çështje, e cila a kish bashkuar më herët. Aty s’është sulmuar veçmas. Aty nuk atakohet asnjë njeri që çfarëdo krimesh ka bërë nëse nuk është shqiptar dhe nuk është UÇK. Raportet janë shumë të mira, e kanë një armik të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.