5 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Haradinaj: Për keqardhje mosreagimi i institucioneve dhe organizatave të veteranëve për vizitën e Thaçit

- Advertisement -

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka thënë se ka mbetur i habitur nga mos reagimi i institucioneve dhe organizatave të veteranët të luftës pas vizitës disa orëshe të ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, i cili aktualisht është duke u gjykuar në Hagë.

Haradinaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, tha se për këtë i vije keq.

“Me vjen keq që nuk pash as reagim institucional e as të organizatave të veteranëve të luftës, të cilët në një farë mënyre janë betuar që do t’i qojnë amanetet e bashkëluftëtarëve”, tha Haradinaj.

Thaçi të enjten vizitoi babanë e tij në QKUK që po trajtohet pas gjendjes së rëndë shëndetësore.

E pritja që ju bë Thaçit nga qytetarët sipas Haradinajt tregon se sa shumë i mungon vendit ish-presidenti.

“Vizita e Thacit ishte triumf ndaj Speciales nga presioni i mediave dhe shoqërisë. Kjo vizitë nuk ish bë po të mos ishte presioni i mediave dhe i qytetarëve. Thaçi tregoi krenarinë që ka, fisnikërinë, korrektësinë dhe guximin. Kjo pritje tregon se sa shumë u mungon vendit ky djalë dhe të tjerët që janë atje”, tha Haradinaj

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit