2.6 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Haradinaj për gjendjen e rrugëve: Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se reshjet e borës e kanë vështirësuar trafikun rrugor në të gjithë Kosovën.

Sipas tij, bora qeverinë e ka zënë në befasi.

“Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Reshjet e borës sot e vëshirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj.
Janë po të njejtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga tre vjeçare në një vjeçare.
Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!

RH

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit