15.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Haradinaj për deklaratën skandaloze të presidentit kroat: Osmani ta thërret menjëherë Millanoviqin

- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu që ta telefonojnë urgjentisht homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, i cili të hënën kritikoi shtetet perëndimore për përdorim të standardeve të dyfishta në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë.

Haradinja-Stublla nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka thënë se Osmani duhet t’ia shpjegojë presidentit kroat dallimet esenciale mes rrugëtimit të pavarësisë legjitime të Republikës së Kosovës dhe aneksimit ilegal të Krimesë.

“Presidentja Vjosa Osmani duhet ta telefonojë menjëherë nesër pres kroat, Zoran Millanoviq për t’ia shpjeguar atij dallimin esencial mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë. Po ashtu edhe me letër zyrtare referuar prononcimit skandaloz të tij”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit