26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: Shumë mirë ka thënë, Kurti mund ta ndryshojë gjendjen nëse ka vullnet

- Advertisement -

Ramush Haraidnaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para vazhdimit të seancës konstituive, ka deklaruar se lideri i VV-së, Albin Kurti mund ta ndryshojë situatën e krijuar.

Ai ka përsëritur deklaratën e tij të mëhershme për Kurtin, duke thënë se ky i fundit e ka vendosur që bo ‘’keq e ma keq’’.

‘‘Ne jemi të varur nga ai që ka fituar ma shumë në zgjedhje, Kurti dhe VV. E kam thënë edhe më herët, ai e ka nda mendjen me bo keq e ma keq. Ne s’mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të, ai mund ta ndryshojë, nëse e ka vullnetin me ndryshuar edhe ne jemi për’’, ka thënë ai.

I pyetur për deklaratën e deputetit të kësaj partie, Bekë Berisha, se do të votojë këdo kandidatë që VV-ja e propzoon në votim të hapur, Haradinaj, ka deklaruar ‘’shumë mirë ka thënë.

‘‘Jo, por shumë mirë ka thënë. Ta shohim kur vjen momenti’’, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit