Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kushdo që qëndron në sallë për votimin e presidentit pa marrëveshje politike, është i shitur.
Këto deklarata, ai i ka bërë në “T7”, ku mes tjerash u shpreh sa kanë insistuar që t’i kenë 30 nënshkrime për një kundërkandidat.
“Kushdo që rrin sallë pa marrëveshje politike është i shitur, përsërit s’ka bërë kalkulime politike, por individuale”.
“Ne kemi insistu që t’i kemi 30 nënshkrime dhe të jemi kundërkandidat, shpresoj ta gjejmë mirëkuptimin. Nëse viktimizohet dikush, Ramushi është shpreh i gatshëm” – ka thënë ai.






