Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, që t’i del përballë vendimit për Manastirit të Deçanit dhe mos t’i ik përgjegjësisë.
Haradinaj ka thënë se Kurti duhet të i dal përballë këtij vendimi siç i takon një qeverie dhe jo të fshehët e ta mbartë përgjegjësinë në Komunën e Deçanit, duke shtuar se kjo e fundit është mjaftë e dëmtuar në mungesë të projekteve.
“Si shumë tema të tjera, Kurti mundohet me i ik përgjegjësisë, me mbartë fajin të tjerët. Është mirë të i del përballë këtij vendimi, si i takon një qeverie, jo të fshehët dhe ta mbartë përgjegjësinë në Komunën e Deçanit, ajo është mjaftë e dëmtuar edhe ashtu në mungesë të projekteve.” – ka thënë Haradinaj në një intervistë për Gazetën Demos.