9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Haradinaj për Blair: Ka hyrë në kapitullin e pashyler të historisë britanike, shqiptare e botërore

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi

Haradinaj për nder të 25-vjetorit të çlirimit, i ka ndarë kryeministrit Blair medaljen “Me Besimin në Zot, Atdhe dhe Shtet”.

“Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Kryeministrit Tony Blair, në 25-vjetorin e Çlirimit, i dedikova medaljen, “Me Besimin në Zot, Atdhe dhe Shtet””, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj shtoi se kontributi i kryeministrit Blair për Kosovën është vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global.

“Kontributi i Shkëlqësisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashyler të historisë britanike, shqiptare dhe botërore. Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi”, u shpreh Haradinaj.

.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit