-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Haradinaj pas varrimit të motrës së Adem Jasharit: Të rralla janë rastet kur dikush jep kaq shumë anëtar të familjes

- Advertisement -

Pasditen e sotme iu dha lamtumira e fundit, Hava Jashari-Gashit, motrës së komandantit legjendar Adem Jashari.

Ceremonia e varrimit të saj u mbajt në fshatin Kryshevc të Skenderajt, ku u panë edhe shumë figura të njohura që shkuan për nderime.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i njëjti tha se Hava humbi shumicën e familjarëve të saj gjatë luftës në Kosovë, duke shtuar se ky është një rast i rrallë.

“Me ngjarjen në Prekaz, me rezistencën, luftën e komandantit legjendar dhe familjes Jashari, këtu janë vrarë shumë prej tyre, ajo e ka humb gjininë, i ka humbë gjithë njerëzit e dashur, shumicën e tyre se jo të gjithë, edhe kuptohet se këto raste janë vertëtë të rralla, pra që njerëzit japin kaq shumë njerëz të familjes, vëllezër, babë e shumë të tjerë, dhe kemi ardhë sot që t’i qëndrojmë afër familjes, Bacit Rifat në këtë rast vëllaut, pastaj familjës të së ndjerës, pra djemve e gjithë shtëpisë, e gjithë të tjerëve, ngushëllime”, tha ai.

Tutje, Haradinaj thotë edhe disa fjalë për Rifat Jasharajn, siç e quan ai, Baca Rifat.

“Nuk kam pasë rast me e njoftë, por me Bacin Rifat takohemi shpesh edhe Baca Rifat i nderon të gjithë shqiptarët me kujdesin që bën, është i kujdesshëm edhe ndaj nesh si familje, në shumë ngjarje familjare na bashkohet, pra është nder që e kemi gjallë dhe vërtetë e kemi shenjë, shenjë tonën, shenjë të shqiptarëve”, përfundoi Haradinaj.

https://www.facebook.com/share/p/1iwTYcVd3Jwsbow9/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit