Kryetari i (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me Mirosllav Lajçak, të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar se ka lexuar draftin e Asociacionit në tërësi.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.
Haradinaj ka thënë se e ka lexuar draftin e Asociacionit në tërësi.
“Patëm mundësi që të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit t’a lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe atë që mund të pres Kosova po ashtu pas impelmentimit të obligimeve që ka marr nga plani franko-gjerman që është i mbështetur nga ShBA”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, Haradinaj ka deklaruar se drafti ofron një analizë thelbësore të mundësive që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund t’u ofrojë komunave serbe në Kosovë, duke u bazuar në legjislacionin dhe Kushtetutën e vendit.
“Drafti shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe duke i’u referuar ligjeve dhe Kushtetuës të Kosovës. Me implementimin e Asociacionit, Kosova e bën një hap të madh përpara dhe është edhe një kompromis i madh i Kosovës që buron nga një obligim i marrur prej viteve më herët”, vijon ai.