Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me zv.ministrin e Punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, dhe me Sabri Demirin, këshilltarin e Presidentit turk, të shoqëruar nga një delegacion turk.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Turqia vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës.
“Sot kam zhvilluar një takim me Mehmet Kemal Bozay, zëvendës ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë; Sabri Demiri, këshilltar i lartë i Presidentit turk; Ilhan Saygili, drejtor i përgjithshëm për Ballkanin në MPJ turke; dhe Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
“Turqia ka mbajtur një qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e institucioneve të saj.
Në bashkëbisedim me delegacionin e lartë turk, u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat”, ka shkruar ai më tej.