17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Haradinaj: Pas dështimit të djeshëm në Bruksel, Kurti të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të dështuar takimin e djeshëm trepalësh në Bruksel.

Për këtë i pari i AAK-së, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli.

“Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mire”, ka shkruar Haradinaj ne facebook.

Më tej ai tha, se në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e të tjerëve, të bashkohen dhe të veprojnë siç tha ai, urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje.

“Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit. Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, ka shkruar Haradinaj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit