19.2 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Haradinaj paralajmëron trazira nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale në Hagë, mund të ketë trazira në Ballkan.

Haradinaj u shpreh se situata më e ndjeshme do të jetë në Maqedoni.

“Këtë e kam thënë që një muaj e gjysmë më parë. Do ketë trazira në Ballkan dhe pikërisht pika më e dobët do të jetë në Maqedoni, sepse aty ende janë senet e koklavitura, sepse ka filluar edhe trysnia mbi shqiptarët”, tha ai për emisionin “Ora 7”.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së është drejt fazës përfundimtare.

Ditën e djeshme dhe sot do dëshmojë ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ndërsa në fund të dhjetorit pritet të përcaktohet nëse do të mbyllet procesi gjyqësor i katër të akuzuarve.

Të ngjashme

Të fundit