14.3 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Haradinaj paralajmëron rikthim e madh të AAK-së: Nesër është dita e fuqizimit të madh politik të Aleancës

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm politik të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Ai ka vlerësuar se nesër Aleanca do të dëshmojë besimin e qytetarëve në disa nga komunat kryesore të vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar së Aleanca është gati të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me Gjakovën, Suharekën, Klinën, Junikun dhe Rahovecin.

“Nesër është dita e fuqizimit të madh politik të Aleancës. Nesër, Aleanca do të konfirmojë fuqinë e vet politike për të udhëhequr me Gjakovën, Suharekën, Klinën, Junikun dhe Rahovecin. Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi dhe Agron Kuçi, do t’i bashkohen Bashkim Ramosajt duke dëshmuar se qeverisja lokale mund të jetë shembull zhvillimi, serioziteti dhe shërbimi për qytetarin. Aleanca është gati për rikthimin e madh politik”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit