9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haradinaj: Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian është një e arritur e madhe

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është një e arritur e madhe pajtimi për ta pranuar propozimin evropian.

Haradinaj pas takimit në Brukel ka thënë se marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës.

Sipas Haradinaj marrëveshje kjo që rikthen normalitetin politik të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.

“Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe. Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja. Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!” – ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit