Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë se ajo nuk merret me rolin dhe përgjegjësitë e postit të presidentes, por është thjesht një “servis” dhe “kalkulator personal” i kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, ajo përpiqet të gjejë pozicionin e saj politik pasi t’i skadojë mandati duke lëvizur mes opozitës dhe VV-së sipas interesave të saj.
“Presidentja është një servis i kryeministrit, një kalkulator personal që shikon mundësinë të gjejë veten pas prillit. Nëse e sheh te opozita, do të jetë me opozitën; nëse e sheh te VV-ja, do të jetë me Kurtin,” tha Haradinaj në RTV 21, teksa shtoi se ”Osmani nuk ka asnjë lidhje me funksionin presidencial”.