4.3 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

Haradinaj nuk ndërron mendje: Nuk mbështes Qeveri të Kurtit

- Advertisement -

Ramush Haradinaj, lider i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, ka bërë të ditur se qëndrimi i tij nuk është më opozitar, por flet si një kryetar qeverie.

Ai thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, teksa  bën thirrje për unitet dhe votë aktive për AAK-në, si një mënyrë për të realizuar ndryshimin e premtuar.

“Nuk e konsideroj AAK-në dhe veten opozitarë, e vlerësoj që është e dhembshme të shohësh dikë që ka udhëhequr për 5 vjet dhe flet si opozitar. Qasja ime është si kryetar i qeverisë nesër dhe jam i fokusuar te punët që duhet të kryej. Pak e habitshme, ata të VV-së për 5 vjet i quajtën mediat serbe, tash po lakmojnë pas tyre; nuk di nëse janë bërë të serbise apo të mediave shqiptare. Unë nuk synoj të mbështes një Qeveri Kurti 3 apo 4 apo cilindo tjetër. Unë punoj për ndryshim dhe i lus qytetarët të ndihmojnë për këtë ndryshim.”, deklaroi Haradinaj.

“Ne nuk kemi bërë matje, por po na vijnë nga të tjerët, dhe po shohim që disponimi po rritet. Jemi në rritje, kemi marrëdhënie kredibile dhe po i sqarojmë punët; kjo është ndihmë për ndryshimin e vendit. I lus të gjithë qytetarët që e votojnë AAK-në: mos e lini votën në shtëpi dhe mos dilni jashtë vendit.”, tha Haradinaj në ”Click” të RTV21 .

Të ngjashme

Të fundit