I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka marrë obligim formimin e Asociaiconit dhe se tashmë është marrëveshje e obliguar ndërkombëtare.
Megjithatë, ai ka thënë se ai dhe partia e tij, nuk ka kontribuuar për këtë marrëveshje, përkundrazi ai i ka përmendur protestat që ka marrë pjesë kundër Asociacionit.
“Kam protestu kundër Asociaiconit, ai presioni me protesta, ka rezultu, që gjykata na ka nxjerrë prej rrugëve. E kam ndihmu Kosovën kur e kam kundërshtu Asociacionin. Nuk kam asnjë hise në Asociacion, asnjë hise asnjë ndihmë. Është e keqe e trashëgume, a po ankohemi për gjykatën speciale, por e kemi bërë vetë. Situata nuk është ndryshe, dikush e ka marrë obligim, sikur me Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i ka bërë disa gabime sa i përket komunave veriore dhe dialogut. Sipas tij, Kurti nuk e ka studiu mirë pozicionin e Kosovës, në lidhje me tabelat e veturave për veriun.
Këto gabime të Kurtit, sipas Haradinajt, i ka shfrytëzuar Serbia, për të shtruar presionin te Kosova.