Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj shkurt ka thënë se nuk ka ndryshim nga seancat e kaluara nëse kandidati i VV’së për kryetare Kuvendi mbetet i njëjtë.
“Me sa kam informata nuk ka ndryshim. Nuk ka pasur komunikim fare, përfaqësuesja jonë është e gatshme për takim konsultativ nëse thërrasin, por deri tani nuk ka pasë”, tha Haradinaj.