Ramush Haradinaj kandidat i Koalicionit për “Kosovën Fituese” ka thënë se nuk do të hyjë në koalicion me Albin Kurtin edhe nëse i ofrohet posti i Presidentit.
Haradinaj tutje ka thënë se Kurti do të ketë rënie.
“Ai do të ketë një rënie të madhe turpëruese”, ka thënë Haradinaj në ’Debat Plus’ në RTV Dukagjini.