Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai nuk e përkrah Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por, ai tha se e ka përpi Asociacionin sepse sipas tij ka qenë obligim i Kosovës dhe këtë e ka bërë në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“E kuptoj se çka do të thotë kur një marrëveshje ndërkombëtare kur është kthyer në çështje të shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të vendit tim. Fare të mos jetë çështje e marrëveshjes ndërkombëtare, në moment që ki vendim të gjykatës tënde, ti mbetesh me të”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes, ku tha se është gjuhë e përsëritur, teksa shtoi se në zbatimin e marrëveshjes do ta ndihmoj Kurtin.
“Në cdo nen ka dicka që ka qenë edhe në nen tjetër, është gjuhë e përsëritur pa efekt. Unë ndihmoj në zbatim, por jo përmes bashkëqeverisjes. Nuk kemi asnjë plan të përbashkët qeveritar. Unë s’do t’i bashkohem në ndonjë mënyrë”, është shprehur Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se me kryeministrin Kurti është ballafaquar kur të gjithë sipas tij janë strukur.
“Unë s’i mëshoj për së rati askujt. Sa është në këmbë po, unë ia kam dhënë ballafaqimin Kurtit kur të gjithë janë strukur. Është bukur i lodhur, i rrëzuar e në presione e bukur keq e ka gjendjen”, tha Haradinaj.