Daut Haradinaj, nga AAK, i pyetur se a do të shkojë Kosovë në zgjedhje, nëse nuk do të ketë rezultat nga ato të 28 dhjetorit, ai beson se nuk do të ketë.
“Nuk e besoj që do të shkojmë në zgjedhje, jam shumë i bindur edhe krejt kjo ideja se Kosova rrezikohet, unë mendoj që ka frymë edhe vullnet tek lidershipi në Kosovë që me tejkaluar këtë situatë. Nuk e besoj që do të shkojmë në zgjedhje, për shkak se e kemi lodh popullin, këtu njerëzit duhet me kuptu që po thonë dy parë zgjedhje, nuk janë dy palë zgjedhje, por janë katër palë zgjedhje”, deklaroi ai në Click në RTV21.






