29.1 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Haradinaj njofton se Agron Kuçi do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut

- Advertisement -

Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, u bë zyrtarizimi i kandidaturës së Agron Kuçit për kryetar të Komunës së Junikut.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se Kuçi më herët ka udhëhequr Junikun me përkushtim, vizion dhe rezultate të prekshme.

“Banorët e Junikut kanë dëshmuar gjithmonë pjekuri politike dhe dinë ta vlerësojnë punën e mirë. Me mbështetjen e tyre, Junikut do t’i kthehet qeverisja që e meriton”, deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se komunat ku udhëheq Aleanca janë shembull i qeverisjes së mirë, të ndershme dhe të përgjegjshme, dhe se Juniku do të jetë sërish pjesë e këtij modeli.

Të ngjashme

Të fundit