23 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Haradinaj: Një pikë e vetme e aktgjykimit të Kushtetueses do ta zgjidhte bllokadën, po ta respektonte Kurti

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se bllokada aktuale mund të zgjidhet nëse Kurti e respekton një pikë të vetme të aktgjykimit.

“Lexojeni pikën 130 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Haradinaj dhe citoi:

“Gjykata nënvizon që e drejta për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit është e ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të kuvendit. Si e tillë, kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për kryetar/e të kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare, për të gjetur konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm, dhe kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të kuvendit”, tha Haradinaj. /EO/

Të ngjashme

Të fundit